Liverpool mund të mbetet pa titullin e Premierligës, përkundër sezonit të jashtëzakonshëm që pati.

‘Reds’ janë shumë afër titullit të kampionit në Premierligë, por koronavirusi mund të bëjë që skuadra e Klopp të mbetet pa titull.


Ngjarjet e fundit kanë bërë që kampionati të pezullohet, por, situata duket se mund të shkojë edhe më larg.

Sipas ‘The Times’, shefi i FA, Greg Clarke ka thënë se nuk mendon që sezoni i Premierligës do të kompletohet, transmeton lajmi.net.

Nëse raportimet e ‘Times’ janë të sakta, atëherë Liverpool mund të mbetet pa titullin e kampionit – përveç nëse bëhet një zgjidhje e veçantë, për situatën e jashtëzakonshme.



Previous Next