Pas lajmit që mbrojtësi Daniele Rugani është testuar pozitiv për koronavirus, Juventus dhe Inter kanë reaguar duke dërguar të gjithë stafin dhe lojtarët në karantinë.

Kjo pasi mbrojtësi i Juventusit ishte pjesë e skuadrës, në përballjen ndaj Zikaltërve të dielën.


Përveç se me bashkëlojtarët, Rugani ka pasur kontakt edhe me futbollistët e Inter, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, të dy klubet kanë vendosur që lojtarët e tyre t’i dërgojnë në karantinë për t’u testuar.

Shumë shpejt pritet të dalin rezultatet edhe për futbollistët dhe stafin e testuar.


Previous Next