Shtyrja e Kampionatit Evropian për vitin 2021 do të krijojë një kaos të madh, dhe për tifozët e futbollit viti i ardhshëm do të jetë një ‘çmenduri’.

Përveç Kampionatit Evropian, është shtyrë edhe Kupa e Amerikës, që do të thotë se viti 2021 do të jetë i mbipopulluar.


Më 29 maj 2021 do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve, ndërsa nga 2 deri më 6 qershor, Play Off i Ligës së Kombeve.

Pastaj do të jetë radha e Kampionatit Evropian, që do të luhet nga 11 qershori deri më 11 korrik, ndërsa në të njëjtën kohë do të organizohet edhe Kupa e Amerikës.

Dhe në fund, nga 17 qershori deri më 4 korrik 2021, do të organizohet për herë të parë Kupa e Botës për Klube, e ridizajnuar nga FIFA.

Një orar i tillë, vështirë të besohet se do të funksionojë, me UEFA-n dhe FIFA-n që duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje.


Previous Next