Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është duke e përgatitur një ndryshim rrënjësor në skuadrën e gjigantit katalonas, pas humbjes turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, prandaj ka vendosur t’i shesë të gjithë futbollistët përveç katër prej tyre.


Skuadra e Quique Setien u turpërua nga lojtarët e pamëshirshëm të Bayernit të premten në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të cilët ia shkaktuan Barçës humbjen më turpëruese në 80 vjetët e fundit.

Ka pasur thirrje për dorëheqjen e Bartomeut për shkak të blerjeve të dështuara ndër vite dhe ndërtimit të dobët të skuadrës, por sipas Sport – një gazetë e afërt me klubin katalonas – presidenti i Barçës nuk do të japë dorëheqje dhe po përgatit ndryshime të mëdha këtë verë.

I pari që do të lirohet nga detyra është trajneri Setien, me Mauricio Pochettinon favorit për ta zëvendësuar atë, edhe pse Ronald Koeman dhe Max Allegri janë në garë për këtë post.

Bartomeu, po ashtu, dëshiron ta rifreskojë skuadrën tashmë të moshuar dhe i ka nxjerr në shitje të gjithë përveç: Marc-Andre ter Stegen, Clement Lenglet, Frankie De Jong dhe Lionel Messi.

Ka kohë që klubi është në kërkim të blerësve për Samuel Umtiti, Ivan Rakitic, Rafinha dhe Arturo Vidal.

Por Bartomeu tani e ka shtuar listën me lojtarë të padëshiruar në klub.

Jordi Alba, Sergio Busquets, Luis Suarez dhe Gerard Pique – i cili tha se është i parë që pranon të largohet nëse nevojitet gjak i ri në skuadër – janë nxjerrë në shitje po ashtu.

Edhe Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann do të shiten nëse për ta mbërrijnë oferta të arsyeshme në klub.

Përveç katër seniorëve që nuk do të shiten, Barça ka për qëllim t’i mbajë në klub edhe të rinjtë premtues si Ansu Fati, Riqui Puig, Pedro dhe Francisco Trincao.

Previous Next