Besart Berisha vazhdon formën fantastike edhe këtë sezon në Australi.
Berisha shkëlqeu edhe në ndeshjen e ekipit të tij Western United kundër Perth Glory, duke realizuar dy golat e vetëm të takimit, shkruan lajmi.net.
35-vjeçari shënoi në minutat 27′ dhe 52′, duke i siguruar zonën play-off skuadrës së tij për të tentuar shpalljen kampion në fund.
Berisha është në kuotën e 18 golave, dy më pak se golashënuesi më i mirë Maclaren.
Wester United është ekipi i vetëm që do të zhvillojë edhe dy ndeshje deri në fillimin e fazës play-off dhe kështu mund të ngjitet edhe më lartë se sa vendi i gjashtë ku pozicionohet aktualisht me 36 pikë.