Skuadra e Dritës ka ateruar në aeroportin e Kosovës, ka njoftuar vet klubi në faqen e saj zyrtare në Facebook.


Pasi ditën e djeshme ndeshja ndaj Linfieldit u anulua, ekipi i Dritës u kthye në Kosovë para pak minutave.


Takimi i djeshëm final i raundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve, u anulua nga UEFA në koordinim me autoritetet shëndetësore në Zvicër.


Mirëpo, nga shtëpia evropiane e futbollit ende nuk është marrë një vendim rreth ndeshjes, nëse do të zhvillohet në një datë tjetër. Me shumë gjasë, siç parashihet në rregullat e UEFA-së që janë shkruar dy javë para se të fillonte ky mini-kompeticion, fitorja dhe kualifikimi do t’i takojë skuadrës nga Irlanda Veriore.


Drita i shpëtoi karantinimit në Zvicër, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Previous Next