“El Chiringuito de Jugones” ka arritur të fotografojë Messin dhe Luis Suárez në dalje të një restoranti të famshëm luksoz në qytetin e Barcelonës, ku ata kishin darkuar së bashku.

Argjentinasi dhe uruguajani, të cilët dolën me makinat e tyre përkatëse, u takuan si miq për kokë që janë. Nuk dihet me saktësi nëse kjo ka qenë darka e tyre e fundit si lojtarë të Barçës. Kjo është fotoja e parë i Leos, pas “bombës” që shpërtheu të martën, ditën e “burofax” që kapiteni i dërgoi Barcelonës, duke i njoftuar vendimin e tij për ta lënë ekipin e jetës falas, që këtë verë.


Kështu e ka mbyllur Messi ditën e dytë, pas lajmeve që tronditën Barcelonën. Miku i ngushtë, Suarez, e ka marrë tashmë lajmin e keq nga Ronald Koeman se nuk është në planet e tij për sezonin e ri. Uruguajani qe i pari, që u njoftua nga trajneri i ri për procesin e domosdoshëm të rinovimit të Barçës. Pikërisht, ai vendim është një nga arsyet e shumta që Leo të largohet nga skuadra katalanase, ndërsa Manchester City ka marrë epërsinë për të nënshkruar argjentinasin. Megjithatë, sipas asaj që thonë mediat në Argjentinë, qëllimi i kapitenit është të paraqitet për t’u stërvitur me Barcelonën, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.

Pas tupërimit 8-2 ndaj Bayern Munich në Champions dhe “burofax”, Messi ende nuk ka folur. Imazhi i tij i parë, mbas kërkesës për largim, është siguruar nga “El Chiringuito”. Çfarë është më e mirë për të sesa të takohet me Luis Suarez, mikun e zemrës, për t’i treguar gjithë të vërtetën dhe atë që ndjen, teksa ka vendosur të hapë një derë të re, që ndoshta kurrë nuk e kishte menduar ta trokasë.

Previous Next