E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të mbetet në pikëpyetje dhe kohëve të fundit është lidhur shumë me një largim nga 'Camp Nou'.

Ylli argjentinas duket se është gati të largohet nga katalanasit, pas turpërimit nga Bayern Muncheni në Ligën e Kampionëve, ku u mposhtën 8:2.
Lajmi i fundit që vjen nga Barcelona është se Lionel Messi tashmë ka vendosur të largohet nga klubi këtë verë.
Sipas “Esporte Interativo”, ylli argjentinas dëshiron të largohet këtë verë dhe jo verën e ardhshme kur i skadon kontrata.
Shumë klube të mëdha evropiane duan transferimin e Messit, por Manchester City dhe Inter janë destinacionet që kanë më së shumtë gjasa të përfundoj futbollisti më i mirë në botë.


Previous Next