Në RheinEnergieStadion të Kolnit në Gjermani, Sevilla dhe Manchester Unitedi luajnë për një vend në finale të Ligës së Evropës.
Për të arritur në këtë fazë, andaluzianët e eliminuan Wolverhampton Wanderers, ndërsa Manchester United u treguan më të fortë se Copenhagenin.
Trajnerët Julen Lopetegui dhe Ole Gunnar Solskjaer i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë takim.
Formacioni i Sevillas: Bono, Jesus Navas, Kounde, Diego Carlos, Reguilon, Fernando, Jordan, Banega, Ocampos, Suso dhe En-Nesyri.
Formacioni i Manchester Unitedit: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Williams, Pogba, Fred, Rashford, Bruno Fernandes, Greenwood dhe Martial.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet të hënën mbrëma ndërmjet Interit dhe Shakhtar Donetskut.
Previous Next