Lionel Messi e theu protokollin në ndeshjen kundër Napolit, ndonëse në media nuk u raportua.

Por në rastin e Neymarit, e përditshmja angleze The Sun nuk ngurroi që të aludonte edhe për një dënim të mundshëm, për të humbur finalen e ditës së diel kundër Bayen Munich.

Sigurisht që kur bëhet fjalë për yllin brazilian të PSG-së, zhurma është gjithmonë shumë e madhe, për më tepër duke qenë se diçka e tillë ishte pjesë e protokollit të UEFA-s në këtë periudhë pandemie.

Por edhe pse ndërrimi i fanellave me kundërshtarin konsiderohet si diçka e ndaluar dhe e dënueshme, ka qenë vetë UEFA që ka saktësuar se ndaj sulmuesit 28-vjeçar nuk do të merret asnjë masë ndëshkimore, siç mund të aludohej, skualifikimi për finalen e 23 gushtit, në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës.
Previous Next