Sipas raportimeve nga Olè në Argjentinë, një nga arsyet që e shtyu Lionel Messin të komunikojë dëshirën e tij për t'u larguar nga Barcelona ishte biseda që u zhvillua ditët e fundit me trajnerin e ri katalanas, Koeman. Trajneri, duke iu drejtuar argjentinasit, tha : "Privilegjet në skuadër kanë mbaruar. Duhet të bësh gjithçka për ekipin. Do të jem i papërkulur, duhet të mendosh për skuadrën". Një fjalim që ka prekur thellësisht Lionel Messi, i bindur se ai gjithmonë ka dhënë më të mirën për Blaugrana.
Previous Next