Ronald Koeman e ka udhëzuar Barcelonën që të ndjekë ’10 komandat’ e tij, derisa skuadra është nën menaxhimin e tij. Koeman e zëvendësoi Quique Setien muajin e kaluar, ndërsa është i ngarkuar për ta rikthyer klubin në majën e futbollit botëror. Gjigandët katalanas humbën titullin e La Ligas ndaj Real Madrid sezonin e kaluar, ndërsa u larguan turpshëm nga Liga e Kampionëve nga Bayern Munchen. Gazeta spanjolle SPORT ka zbuluar rregullat kryesore të holandezit, ndërsa ai pret që të gjithë lojtarët dhe menaxhmenti t’i ndjekin. 1. Meritokracia Koeman ka shpjeguar që lojtarët nuk do të zgjidhen për ndeshje në bzë të emrit të tyre, por në bazë të formës. Emra të mëdhenj si Luis Suarez dhe Arturo Vidal janë vendosur në listën e largimeve, pasi Koeman po përpiqet të rivendosë një rregull të duhur të hierarkisë. 2. Përgatitja fizike Barcelona ka pësuar tre largime poshtëruese në Ligës së Kampionëve në tri vitet e fundit (Roma, Liverpool dhe Bayern). Albert Roca është punësuar si trajner i ri i fitnesit për të forcuar skuadrën në aspektin fizik. 3. Goditjet e dënimit Koeman shënoi një numër të madh golash në karrierën e tij nga ndërprerjet dhe do të dëshirojë të maksimizojë efikasitetin e Barcelonës. Kur ke në skuadër Lionel Messin dhe Miralem Pjanicin, duhet të shënosh më shpesh nga situata të tilla. 4. Presion të lartë te kundërshtari Fitorja e Bayern Munich me rezultat 8-2 erdhi falë energjisë dhe përgatitjes së klubit gjermane në Lisbonë. Barcelona nuk mund të vazhdojë dhe dukej e pambrojtur sa herë që nuk e ka topin. Kthimi në një taktikë të vendosur më mirë duket jetësore. 5. Akademia Ansu Fati dhe Riqui Puig shpërthyen sezonin e kaluar dhe kërkojnë t’u jepen role të merituara për edicionin e ardhshme. Lojtarë të tjerë nga ekipi B thuhet se po stërviten rregullisht me skuadrën e ekipit të parë. 6. Zhveshtorja e bashkuar Klubi ka qenë i përcjellë me polemika në vitet e fundit dhe Koeman dëshiron t’i bllokojë të gjitha. Ai beson se lojtarët duhet të dinë se mund t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të injorojnë dramat jashtë fushe. 7. Profesionalizëm Do të kërkohet një qëndrim i mirë i secilit. Ai pret që e gjithë skuadra të përfaqësojë klubin me klas dhe t’i marrë seriozisht detyrat. 8. Sistemi dhe shpejtësia Ngadalësia ishte një kritikë ndaj trajnerit të mëparshëm Setien si dhe paraardhësit të tij, Ernesto Valverde. Shpejtësia duhet të shtohet, pasi duhet të luhet me një ose dy prekje dhe kjo do t’u japë ‘Blaugranave’ një avantazh. 9. Karakteri Një numër lojtarësh që kanë mbërritur në Camp Nou nuk i kanë përmbushur pritshmërit. Blerjet e mëdha si Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho janë nënvlerësuar. Ndërkohë, Ousmane Dembele dhe Frenkie de Jong nuk janë treguar si udhëheqës të brezit të ardhshëm. Rivendosja e besimi është thelbësore. 10. Lionel Messi Rregulli më i rëndësishëm nga të gjithë. Nëse Lionel Messi nuk është i paprekshëm, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” ka konfirmuar se do të mbetet në klub edhe për këtë sezon, pas një sage të gjatë në lidhje me transferimin dramatik. Holandezi kërkon të sigurohet si ai do të kthehet në maksimum, ku Barcelonës pastaj do t’i frikësohen të gjithë.
Previous Next