Vedat Muriqi është pranë zyrtarizimit të transferimit në Lazio. Pas shumë vonesash, duket se ka ardhur momenti për transferimin e Vedat Muriqit në Lazio. Klubi nga Serie A pret ardhjen e sulmuesit kosovar të Fenerbahces. E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se Muriqi mund të mbërrijë sot në kryeqytetin italian me një fluturim nga Stambolli në ora 18:45. Muriqi pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me vlerë prej 2.2 milionë euro në sezon.
Previous Next