Bayern Munich bie pas 23 ndeshjesh radhazi dhe pëson katër gola nga modestët e Hoffenheim në fushën e këtyre të fundit. Skuadra e Hansi Flick e nisi menjëherë më dush të ftohtë pasi vendasit realizuan dy herë me Bicakcic dhe Dabbur, por Kimmich u duk sikur ktheu pak ndeshjen me atë gol në pjesën e parë që rindezi shanset për përmbysje… Por, në 45′ e dyta, Kramaric u ngjit në katedër dhe një mbrojtje skandaloze me Pavard sigurisht më të dobëtin bënë që të shënonte dy gola, në aksion dhe penallti në fund, për pokerin që mbylli ndeshjen.

Previous Next