Xherdan Shaqiri ka shënuar një supergol mbrëmë në Carabao Cup kundër Lincoln City.

Shaqiri startoi për Liverpoolin pas një kohe të gjatë dhe ky startim bëri që ai të kthehet me një supergol të shënuar nga goditja e lirë.

Kampionët e Premierligës kanë shënuar fitore 2:7 kundër Lincoln.

Shaqiri hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 9’ të këtij takimi, nga gjuajtja e lirë.

Minamino dyfishoi epërsinë në minutën e 18’, kurse Curtis Jones vulosi pjesën e parë me golat e shënuara në minutat 32’ dhe 36’ (0:4).

Minamino u regjistrua edhe një herë në  listën e realizatorëve, në minutën e 46’. Vendasit reaguan tek në minutën e 61’ me Edun, kurse Grujic shënoi për Liverpool vetëm katër minuta më vonë.

Vendasit shënuan përsëri në minutën e 67’ për 2:6 me Montsma, por kjo ishte krejt çka ata treguan nga kjo ndeshje.

Divock Origi vulosi rezultatin final të këtij takimi, me golin e shënuar në minutën e 92′.

Liverpool tashmë kualifkohet në fazën tjetër të Kupës EFL, me këtë fitore bindëse.


Previous Next