Shqipëria luan ndaj Kazakistanit duke filluar nga ora 15:00, në ndeshjen e vlefshme për Ligën C në grupin 4.
Një ndeshje ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, kjo edhe pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në “Air Albania”, muajin e kaluar.
Shqipëria kërkon të dalë e para e grupit dhe për këtë arsye, ditën e sotme do të kërkohet vetëm fitorja, për të vazhduar më tej.