Është vendosur. Juventus e fiton me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen kundër Napolit, e cila nuk ishte zhvilluar më 4 tetor, shkaku i mos paraqitjes në fushë të skuadrës mysafire.

Përballja mes Juventusit dhe Napolit, duhej të zhvillohej më 4 tetor në ‘Allianz Stadium’.

Mysafirët nuk ishin paraqitur në fushë, pasi nuk ishin të lejuar të udhëtonin drejt Torinos nga prefektuara e Napolit, që kishte detyruar izolimin e skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattosso.

Pavarësisht se dihej se Napoli nuk do të udhëtonte shkaku i urdhrave të prera, Federata e Futbollit të Italisë nuk kishte anuluar ndeshjen, me Juventusin ishte paraqitur në fushë.

Vendimi për rezultatin e kësaj ndeshje kishte përfunduar në Gjykatën Sportive, e cila sot ka vendosur në favor të Juventusit.

‘Zonja e Vjetër’ e fiton 3:0 ndeshjen, ndërsa Napoli penalizohet me minus një pikë, shkaku i mos paraqitjes në atë ndeshje.

Previous Next