Messi nuk do paraqitet ndaj Eibar, kjo është arsyeja...

 

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, nuk do të paraqitet per ekpin e tij në ndeshjen ndaj Eibar që do të luhet në kuadër të xhiros së 16-të të La Ligas.

Barcelona u kthye në stërvitje këtë mëngjes pas katër ditësh pushimi për të festuar pushimet e Krishtlindjeve me familjet e tyre, por aty u vërejt një mungesë të madhe,ajo e Leo Messi.

Kjo pasi argjentinasi ishte nisur me puhsime, dhe sipas “AS” kapiteni blaugranas ka udhëtuar me familje, por ai kishte lejen e trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman dhe do të kthehet pas ndeshjes ndaj Eibar, ku do të jetë i gatshëm për paraqitje me ekipin.

Messi ishte nisur të martën për në Rosario, qytetin e lindjes së tij për të kaluar pushimet, por si duket ai ka kerkuar që t’i zgjasë ato dhe kërkesa i është pranuar.

Pa 33 vjeçarin, Koeman ka pjesën tjetër të skuadrës, me përjashtim të Piqué, Ansu Fati dhe Sergi Roberto që janë të lënduar.

Ousmane Dembéle, i cili u paraqit disa minuta në ndeshjen kundër Valladolid, është stërvitur dhe nuk përjashtohet që nesër ai të hyjë në ndeshje ndaj Eibar këtë të martë në “Camp Nou”.
Posti paraprak Posti tjetër

Recent Posts

Facebook