Zvicra ka shënuar fitore ndaj Turqisë, ndeshje e xhiros së tretë në “Euro 2020”.

Zvicra ia doli të triumfojë ndaj Turqisë me rezultat 3 – 1, ndeshje në të cilën shkëlqeu shqiptari Xherdan Shaqiri me dy gola.

Fillimisht, Seferovic realizoi gol nga distanca për të kaluar Zvicrën në epërsi (6′).

Pastaj, Xherdan Shaqiri me një supergol dyfishoi epërsinë duke lënë të shtangur portierin (26′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Kahveci ngushtoi epërsinë duke shënuar nga lartësia, gol që vërtet ishte jashtëzakonisht i bukur (62′).

Derisa, u mendua se Turqia u rikthye në lojë, në skenë doli prapë Shaqiri që realizoi pas asistimit të Zuber (68′).

Po ashtu, Shaqiri u bë lojtari i parë në histori të Zvicrës që shënon në katër turne radhazi (Kampionati Botëror 2014, 2018 dhe Kampionati Evropian 2016, 2020).

Ndërkohë, Zvicra e mbyll grupin në pozitën e tretë me 4 pikë, derisa pikët e skuadrave të treta në grupet e tjera do vendosin nëse do kualifikohen tutje.

Kurse, Turqia e mbyll aventurën në “Euro 2020” pa pikë.





Previous Next