Chelsea dhe Villarreal do të përballen në kuadër të Superkupës së Evropës.
Fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea dhe fituesi i Europa League, Villarreal do të përballen për Superkupën e Evropës.
Në fakt, Chelsea nuk e ka fituar asnjëherë Superkupën e Evropës, pavarësisht që pati rastin tri herë, “The Blues” janë mposhtur në të tri rastet.
Në herën e parë ata u mposhtën nga Atletico Madridi në Superkupë, ndërsa kur fituan Europa League, u mposhtën nga Bayerni dhe në vitin e parafundit nga Liverpooli.
Por edhe për Villarrealin është e njëjta gjë, Emery e ka fituar por skuadra jo pasi kjo është hera e parë që ata fituan Europa League.
Formacionet zyrtare të klubeve:
Chelsea:
Mendy, Chalobah, Zouma, Hudson-Odoi, Kovacic, Kante, Alonso, Ziyech, Werner, Havertz
Villarreal:
Asenjo, Alfonso Pereira, Torres, Albiol, Foyth, Moreno, Capue, Trigueros, Dia, Moreno, Pino